Tragjedia e parë në “Euro 2016”, vdes një tifoz
Një tifoz ka humbur tre ditë pasi nisi Kampionati Europian i Futbollit në Francë, duke shënuar kështu tragjedinë e parë.
Viktima është një 26-vjeçar, tifoz i Irlandës së Veriut. I riu u rrëzua nga një lartësi pasi ishte i dehur.
Ngjarja e rëndë ndodhi dje në Nice përpara ndeshjes mes Irlandës së Veriut dhe Polonisë, ku kjo e fundit fitoi me rezultatin 1 me 0.
Tifozi i Irlandës ishte duke pirë alkool me miqtë e tij, kur humbi kontrollin dhe u rrëzua nga 20 metra lartësi.
Ai u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetonte. Lajmi është bërë i ditur sot nga mediat britanike.
KOHA JONË SONDAZH

