Tragjedia me 60 viktima në Itali, reagon Papa Francesku: Lutem për secilin prej tyre!
Papa Francesku ka reaguar lidhur me tragjedinë e ndodhur në brigjet italiane, ku humbën jetën 60 persona dhe janë zhdukur disa të tjerë.
“Mësova me dhimbje për mbytjen e anijes që ndodhi në bregun e Kalabrisë, afër Krotonit. Tashmë janë konfirmuar 45 të vdekur (numri i viktimave në momentin e reagimit te Papes), përfshirë shumë fëmijë. Lutem për secilin prej tyre, për të zhdukurit, për emigrantët e tjerë të mbijetuar. Zoja i përkrahtë këta vëllezër e motra tona”, u shpreh Papa.
Kujtojmë se edhe një foshnjë ka qenë mes 45 personave që kanë humbur jetën pas përmbysjes së varkës në jug të Italisë, ndërkohë që fatmirësisht dhjetëra të tjerë i kanë mbijetuar tragjedisë.
Varka raportohet se u copëtua ndërsa përpiqej të zbarkonte emigrantët në bord pranë qytetit bregdetar të Crotone në rajonin e Kalabrisë. Shumë trupa janë nxjerrë nga plazhi në një vendpushim pranë detit.
Autoritetet italiane kanë zhvilluar një operacion të madh kërkim-shpëtimi në tokë dhe në det.
KOHA JONË SONDAZH

