Trazira në Iran! Policia rreh për vdekje 22-vjeçaren, shkak shamia

Mahsa Amini humbi jetën nga dhuna policore, Ajo u arrestua me arsyetimin se nuk e kishte vendosur siç duhet hixhabin e saj. Ngjarja ka shkaktuar zemërim në shoqërinë civilë, përfaqësuesit e së cilës gjithnjë e më shumë po u kërkojnë grave e vajzave të dalin të pambuluara në publik.

Dëshmitarët okularë thanë se 22-vjeçarja u rrah ndërsa ishte brenda një furgoni policie kur ajo u kap në Teheran të martën. Policia i ka mohuar akuzat, duke thënë se Amini “papritur kishte pësuar një problem me zemrën”.

Vdekja e saj vjen pas raporteve në rritje për akte represive kundër grave, duke përfshirë ato që gjykohen se nuk janë në përputhje me kodin islam të veshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?