FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Trazirat në Bjellorusi, mediet e huaja: Rrëmbehet opozitarja Kolesnikova, burra të maskuar e fusin me forcë në minibus dhe…

Mediet ndërkombëtare raportojnë se burra të maskuar kanë rrëmbyer Maria Kolesnikova, opozitaren bjelloruse që ishte në krye të fushatës elektorale të kandidatit të opozitës, Viktor babariko.

Lajmi bëhet i ditur nga BBC, që duke iu referuar medieve vendase, shkruan se opozitarja Kolesnikobva është futur me forcë në një minibus nga njerëz të maskuar e të paidentifikuar, të cilët janë larguar në drejtim të paditur.

Prej kohësh, në Bjellorusi kanë shpërthyer protesta të dhunshme kundër presidentit Lukashenko, i cili akuzohet për manipulimin e zgjedhjeve të 9 gushtit. Deri më tani policia ka arrestuar disa qindra opozitarë dhe kundërshtarë të regjimit, ndërsa janë regjistruar edhe disa viktima.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?