Tregtarët në SHBA, në “errësirë” – Mbyllja e Qeverisë bllokon të dhënat gjatë trazirave në tregje

Mbyllja e qeverisë në SHBA ka ndërprerë aksesin në të dhëna të rëndësishme ekonomike dhe ka lënë analistët pa mjete për t’u përballur me  trazirat në treg. Shtetet e Bashkuara përbëjnë prodhuesin më të madh në botë të grurit dhe Bursa Tregtare e Chicagos është tregtuesi më i madh në botë i kontratave futures për lëndët e para. Ndërkohë që mbyllja ka zgjatur një muaj, agjencitë federale të statistikave që ofrojnë raporte për gjendjen e ekonomisë, drejtimin e investimeve, partnerët tregtarë të SHBA, kanë ndaluar të gjithë përditësimet e të dhënave.

Byroja e Analizës Ekonomike dhe Byrja e Censusit,  që i përkasin Departamentit të Tregtisë, kanë ndaluar përditësimin e të dhënave  dhe do të rifillojnë punën pasi Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi të arrijnë në marrëveshje.  E njëjta gjë po ndodh me Departamentin e Bujqësisë USDA, që ofron të dhëna mbi prodhimin, çmimin dhe shitjet e të korrave. Sipas analistëve të Bursës Tregtare të Chicagos, tregjet financiarë po pësojnë luhatje të mëdha dhe mbyllja e të dhënave e bën të vështirë analizën e situatës.

Sipas tyre, ndërkohë që të dhënat janë të padisponueshme, punonjësit kanë konsumuar kohë duke pyetur çdo burim për të gjetur informacione. Ata po shkojnë në porte për të marrë informacione për destinacionin e furnizimeve.   Mbyllja  nisi më 22 Dhjetor pasi Kongresi refuzoi kërkesën e Presidentit Donald Trump, për 5.7 miliardë dollarë që të financojë murin me Meksikën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?