Treni ushtarak i blinduar rus shfaqet në Ukrainë
Rusia nuk bën hapa pas me sulmet dhe bombardimet në të gjithë Ukrainën, edhe pse bota kërkon fundin e luftës. Sulmet ndaj materniteve dhe spitaleve të fëmijëve, kanë shokuar mbarë njerëzimin.
Një tren ushtarak i blinduar rus është shfaqur në një linjë hekurudhore në rajonin Kherson të Ukrainës në një linjë të veçuar, rreth 100 milje larg nga vendi ku u pa një tren ushtarak i blinduar që po shkonte drejt Melitopolit.
Banorët pohojë se kanë parë një numër automjetesh ushtarake në tren. Aftësia e dukshme e Rusisë për të përdorur dhe lëvizur lirshëm trenat e blinduar nëpër pjesë të Ukrainës jugore flet për kontrollin e tyre të pakontestueshëm të zonës në jug të lumit Dnieper në rajonin më të gjerë Kherson.
Kjo tregon se Rusia po forcon linjat e furnizimit nga bazat në Krimenë e aneksuar nga Rusia dhe më thellë në Rusi, për operacionet e tyre ushtarake në Ukrainën jugore.