Trump akuzon Clinton: E-mailet e tua rrezikuan SHBA-të
“Clinton me e-mailet e saj vuri në rrezik Shtetet e Bashkuara dhe fakti që ndaj saj nuk u ngritën akuza provon se sistemi është i manipuluar”.
Ka qenë kjo deklarata e kandidatit republikan Donald Trump, vetëm pak pasi FBI-ja komunikoi se nuk do të rekomandonte ngritjen e akuzave për ish-sekretaren e shtetit lidhur me skandalin e postës së saj elektronike. Trump shtoi se Clinton përdori një linjë private në mënyrë që njerëzit të mos e dinin se cfarë po bënte ajo.
Fakti që Byroja Federale e Investigimit nuk rekomandoi ngritjen e akuzave ndaj kandidates demokrate Hilary Clinton, pas ekzaminimit të e-maileve të ish-sekretares së Shtetit, nuk është kapërdirë lehtë nga republikani Donald Trump, i cili është shprehur se posta elektronike e rivales së tij vendosi në rrezik Shtetet e Bashkuara. Gjatë një takimi me mbështetësit e tij, miliarderi theksoi se kjo është një tjetër provë se sistemi është i manipuluar.
“Ajo dërgoi një sasi të konsiderueshme infomacioni të klasifikuar, madje disa prej dosjeve ishin top secret. Jetët e qytetarëve amerikanë u vendosën në rrezik nga Hilary Klinton vetëm që ajo të mund të mbulonte marrëveshjet e saj të korruptuara financiare. Clinton përdori e-mailin personal në mënyrë që njerëzt të mos e shihnin se cfarë po bënte. Mos rekomandimi i akuzave nga FBI-ja provon edhe njëherë se po flasim për një sistem të manipuluar”, ishin fjalët e Trump.
Më tej, republikani komentoi edhe në lidhje me kandidatin demokrat Bernie Sanders, duke thënë se ky senatori i Vermontit tashmë humbi edhe garën e fundit. Në këtë mënyrë, Trump nënkuptoi se Sanders po shpresonte që telashet ligjore të Clinton t’i jepnin atij një avantazh për të përfaqësuar demokratët në garën për shtëpinë e Bardhë.
Pas analizimit të e-maileve të Clinton, FBI-ja nuk rekomandoi ngritjen e akuzave për ish-sekretaren e Shtetit. Megjithatë, në komunikatën e tij për mediat, kreu i FBI, james Comey tha se kandiataja demokrate ka qenë ekstremisht e pakujdeshme me posten e saj private. Ai shtoi se në 110 emaile të dërguara në atë kohë është gjetur informacion i klasifikuar.
KOHA JONË SONDAZH

