Trump: Kush bën biznes me Iranin, me ne nuk ka punë

“Sanksionet ndaj Iranit zyrtarisht kanë hyrë në fuqi. Ato janë snaksionet më të ashpra që janë vendosur ndodnjëherë dhe në nëntor do të shtohen duke u shtrirë në nivele të tjera.

Kushdo që bën biznes me Iranin, nuk mund të bëjë edhe me Shtetet e Bashkuara. Kërkoj vetëm paqen në botë, asgjë më shumë”.

Kështu është shprehur presidenti amerikan, Donald Trump, në një postim në “Twitter” mëngjesin e sotëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndër vendet e para që kundërshtuan hapur sanksionet amerikane mbi Iranin është Britania e Madhe, e cila është shprehur se do t’i qëndrojë marrëveshjes bërthamore me Teheranin.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ne nuk do t’i ndjekim SHBA-të mbi sanksionet”, ka thënë për BBC-në Alistair Burt, zëvendësministër i Jashtëm i Londrës, i ngarkuar me çështjet e Lindjes së Mesme.

“Siç e kemi shpjeguar tashmë, ne e konsiderojmë marrëveshjen bërthamore një pjesë të rëndësishme jo vetëm të sigurisë në rajon, por edhe në botë”, tha ai

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?