Trump reagon për herë të parë pas akuzave, feston me bashkëshorten

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka bërë reagimin e tij të parë, pak orë pas akuzave të ngritura ndaj tij nga një gjykatë në Manhattan.

Ai organizoi një festë në rezidencën e tij në Florida, fiks pas akuzave në lidhje me mashtrimin e biznesit.

Fotot tregojnë mënyrën sesi ka reaguar ish-presidenti i Shtëpisë së Bardhë, ku duket qartë se është i shoqëruar nga gruaja e tij Melani, të cilët janë duke shijuar një darkë në rezidencën luksoze.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ish-Zonja e Parë e SHBA-së siç shihet edhe në foto mjaft e buzëqeshur, është duke i uruar mirëseardhjen të ftuarve dhe miqve të tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Donald Trump do të përballet me më shumë se 30 akuza të ngritur nga një gjykatë në Manhattan.

Kjo është hera e parë në historinë amerikane që një ish-president të përballet me akuza penale.

Trump pritet të dalë në gjykatë të martën.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?