Trump: Sulmi i Berlinit dëshmon se kisha të drejtë për ndalimin e emigrantëve myslimanë në SHBA

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka deklaruar të mërkurën se sulmi vdekjeprurës me kamion në një treg Krishtlindjesh në Gjermani ishte “një sulm ndaj njerëzimit dhe se duhet të ndalet.”

Ai gjithashtu sugjeroi se mund të zbatonte premtim e tij të fushatës për të ndaluar përkohësisht emigrantët myslimanë që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara, shkruan “The Telegraph”.

“Ju e dini planet e mia. Unë kam vërtetuar se kisha drejtë….100 për qind i saktë – ka thënë Trump, kur u pyet nëse sulmi në Berlin ka bërë që ai të rivlerësojë propozimin e fushatës – Kjo që po ndodh është e turpshme.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump propozoi ndalimin myslimane gjatë primareve republikane, duke shkaktuar kritika nga të dyja palët. Ai e zhvendosi retorikën e tij gjatë zgjedhjeve të përgjithshme , duke e përqendruar kryesisht në ndalimin e përkohshëm të emigracionit nga një listë e papërcaktuar e vendeve që kanë lidhje me terrorizmin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?