Trump sulmon Organizatën Botërore të Tregtisë

Donald Trump po i kthehet tani Organizatës Botërore të Tregtisë. Shefi i Shtëpisë së Bardhë i mbrojti me forcë tarifat e reja amerikane, që shkaktuan zemëratën e partnerëve e tronditën bursat dhe, gjatë takimit me kryeministrin holandez Mark Rutte, jo vetëm nuk tregoi ndonjë shenjë pendese, por përkundrazi u hodh në sulm edhe ndaj OBT-së.

“Kjo organizatë i ka keqtrajtuar Shtetet e Bashkuara”, u shpreh ai. “Uroj që të ndryshojnë mënyrën e të menduarit e të vepruarit – shtoi presidenti amerikan, – sepse u bënë vite që dizavantazhohemi prej saj”.

Pas kësaj erdhi edhe paralajmërimi. “Nuk është se po planifikojmë ndonjë gjë tani, por po vazhduan kështu do ta mendojmë mirë këtë punë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komentet e tij erdhën në kohën kur kanë nisur shenjat e para të pasojave, që politika amerikane do të ketë mbi tregtinë globale.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Goldman Sachs” njoftoi se pjesa e dytë e vitit 2018 do të jetë e vështirë për investitorët prej rritjes së tarifave dhe normave të interesit.

Sondazhet e fundit mbi fabrikat amerikane tregojnë se, tarifat e reja po ndikojnë në rritjen e kostos së prodhuesve vendas, ndërsa janë duke e përkeqësuar nga ana tjetër ngadalësimin ekonomik të anëtarëve të Eurozonës.

“JP Morgan” po kështu paralajmëron se një luftë e plotë tregtare do t’i shkaktojë një gropë të madhe rritjes ekonomike botërore, për shkak të tkurrjes së vëllimit tregtar, problemeve në zinxhirin e furnizimit dhe humbjes së besimit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?