Trump takim me Mitt Romney; “super-kritiku” sekretar i Shtetit?

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump do të takohet me një nga kritikët më të ashpër të tij, Mitt Romney, ndërkohë që po vijon të formojë ekipin e tij.

Mediat kanë spekuluar se në këtë takim mund të diskutohet edhe posti i sekretarit të Shtetit.

Gjatë fushatës elektorale, Romney e quajti Trump një “mashtrues” dhe një “hipokrit”, ndërsa miliarderi e cilësoi fushatën e Romney kundër Obama në vitin 2012 si “më të keqen në histori”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zoti Trump ka bërë një seri emërimesh në stafin e tij, disa prej të cilëve rezultojnë emra kontradiktorë. I emëruari për postin e prokurorit të përgjithshëm, Jeff Sessions, rezulton i shkarkuar nga detyra e gjyqtarit federal në vitin 1986 për shkak të deklaratave raciste.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjenerali Michael Flynn, që do të shërbejë si këshilltar për sigurinë kombëtare, ka tërhequr disa herë vëmendjen për deklaratat e tij irrituese për Islamin.

Presidenti i zgjedhur do të qëndrojë gjatë fundjavës në kompleksin e golfit në Bedminster, në Nju Xhersi, ku do të zhvillojë takime të shumta me persona që kanë shanse për emërime.

“Do të punoj gjatë gjithë fundjavës për të zgjedhur burrat dhe gratë që do të më ndihmojnë ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”, tha Trump në Twitter.

/ TCh

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?