FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Turistja britanike përshkruan momentin kur kamioni hyri në tregun në Berlin

Një turiste britanike, e cila ishte vetëm disa metra larg tregut të Krishtlindjes në Berlin ku hyri me shpejtësi një kamion, tha se ngjarja nuk “ishte një aksident”.

Emma Rushton kishte dalë në qytet mbrëmjen e sotme kur mjeti vrau të paktën nëntë persona e plagosi më shumë se 50 të tjerë.

Policia gjermane tha se incidenti mund të jetë një sulm terrorist.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Rushton kamioni po ecte me shpejtësi 64 km/h kur u fut në treg para se të ulte dritat e të përplaste klientët.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Dëgjuam një zhurmë të madhe dhe pamë se si dritat e Krishtlindjes në të majtën tonë u tërhoqën poshtë, e një kamion hyri mes njerëzve dhe tezgave duke shkatërruar çdo gjë dhe më pas u bë errësirë.Kishte shumë ulërima e njerëz që bërtisnin.Tezga me verë u shkatërrua tërësisht. Njerëzit po çanin panelet e drurit për të dalë,” tha ajo për Sky News.

3b86881c00000578-4049524-image-a-25_1482178622583

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?