Turqi, babai i 3 fëmijëve figuron i vdekur në vend të të vëllait

Në Turqi ka probleme edhe për personat që i mbijetuan tërmete shkatërruese, kjo në aspektin që duhet të vërtetojnë se janë të gjallë. Shahin Ekşici, baba i 3 fëmijëve, i cili është zhvendosur disa ditë më parë në Mersin nga Hatay, figuron i vdekur në regjistrat shtetërorë, në vend të të vëllait.

Këtë fakt ai e ka mësuar teksa është përpjekur të futet në llogarinë e tij bankare, në sistemin e qeverisjes elektronike, ku është njohur me faktin se ky veprim nuk mund të kryhet. Kur ka shkuar në bankë për të verifikuar se përse i ndodh kjo gjë, atij i kanë thënë që ka vdekur.

Shahin ka humbur nga tërmeti jo vetëm të vëllanë, por edhe 49 të afërm të tjerë, ndërsa ai vetë së bashku me bashkëshorten dhe tre fëmijët, kanë arritur të largohen në kohë nga godina që po shembej kur ra tërmeti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?