Turqia, gati të fusë ushtrinë në Libi

Qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Libisë kërkoi një ditë më parë ndihmë ushtarake nga Turqia në përballjen me forcat e gjeneralit Khalifa Haftar, i cili mbështetet nga Egjipti dhe vendet përreth. Dhënia e një përgjigjeje pozitive nga ana e Turqisë ka rritur tensionet në rajon pasi kjo do të ndryshonte krejtësisht balancat në Libinë e shkatërruar nga lufta civile që prej rrëzimit të Gadafit.

Më parë Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, deklaroi se Turqia do të parashtrojë propozim-ligj për dërgimin e ushtarëve në Libi menjëherë pas vazhdimit të punës së Parlamentit si përgjigje të ftesës të vendit. Erdogani deklaroi se mandati ushtarak për dërgimin e ushtrisë në Libi do të jetë në rend dite në Parlament më 8 dhe 9 janar.

Ai i kritikoi vendet që e kanë mbështetur liderin ushtarak libian lindor Kalifa Haftar, e jo Fajez al Sarajin. “Ata e mbështesin luftëtarin, por ne e mbështesim qeverinë legjitime dhe e pranojmë ftesën e tyre të dërgojmë ushtri. Kjo është diçka që na bën të ndryshëm”, tha Erdogani.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prej disa muajsh forcat e qeverisë së Tripolit janë nën sulmet e ushtrisë së Gjeneralit Haftar, i cili synon marrjen e pushtetit përmes luftës pasi dy grupimet dështuan në gjetjen e një marrëveshjeje për të qeverisur bashkë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?