Turqia kërcënon Gjermaninë

Turqia është zotuar se do të ndërmarrë masa të mëtejshme, pasi parlamenti gjerman miratoj një rezolutë që vrasjen masive të para një shkeulli të armenëve nga Perandoria Osmane, e konsideron genocid.

Turqia tashmë ka kthyer në Ankara për konsultime ambasadorin e saj në Berlin, pas votimit të djeshëm në Bundestagun gjerman.

Kryeministri turk, Binali Yildirim ka thënë sot se Gjermania ka bërë një “gabim historik, të cilin duhet ta korrigjojë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Megjithatë, ai nuk ka treguar konkretisht se çfarë masash mund të ndërmarrë Ankaraja, ndonëse ka shtuar se askush nuk duhet të presë që marrëdhëniet bilaterale të “përkeqësohen tërësisht”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Historianët vlerësojnë se deri në 1.5 milionë armenë janë vrarë nga turqit osmanë gjatë Luftës së Parë Botërore, një ngjarje që nga dijetarët shikohet si genocidi i parë i shekullit të 20-të.

Turqia nuk pajtohet me këtë vlerësim.

Ata thonë se numri i viktimave është fryrë, ndërsa të vrarët i konsideron si viktima të një lufte civile.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?