Turqia vendos të heqë gjendjen e jashtëzakonshme
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe partneri i tij qeverisës ranë dakord që të mos e vazhdojnë gjendjen e jashtëzakonshme, kur periudha e saj aktuale tremujore të skadojë në korrik. Turqia ëshë në gjendje të jashtëzakonshme që nga një grushtshtet i dështuar në vitin 2016.
Erdogan premtoi se do ta shfuqizonte atë nëse i fitonte zgjedhjet presidenciale të 24 qershorit. Erdogan fitoi me 53% të votave duke e zgjatur mandatin e tij së paku deri në vitin 2023. Gazeta pro-qeveritare Sabah raportoi se Erdogan dhe udhëheësi i partisë Lëvizja Nacionaliste, Devlet Bahceli, ranë dakord që të mos e vazhdojnë gjendjen e jashtëzakonshme.
Kritikët thonë se Erdogani e ka shfrytëzuar atë për të heshtur zërat kritikë. Sipas Ankarasë, ajo ka qenë e nevojshme për të shmangur kërcënimet për sigurinë.
KOHA JONË SONDAZH

