Tusk kritikon Trump: Respekto aleatët e tu, nuk keni shumë

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk i ka bërë thirrje Donald Trump që të kujtojë se kush janë aleatët e tij, ndërsa presidenti amerikan përgatitet të takohet me Presidentin rus Vladimir Putin.

Tusk foli ndërsa nënshkroi një deklaratë të përbashkët BE-NATO me Sekretarin e Përgjithshëm të Aleancës Jens Stoltenberg.

Ai iu drejtua në një mesazh Trump duke thënë: “Gjithmonë është me vlerë të dish se kush është partneri juaj strategjik dhe kush është problemi juaj strategjik.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Me Trump që ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme aleatët e tij në Nato, se kanë dështuar për të shpenzuar mjaftueshëm për buxhetet e tyre të mbrojtjes, Tusk kujton se evropianët shpenzojnë më shumë se Rusia dhe po aq sa Kina.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tusk u bëri thirrje evropianëve të rrisin shpenzimet siç kanë premtuar, ndërsa shtoi: “E dashur Amerikë, vlerësoji aleatët tuaj sepse nuk keni shumë.”

Trump do takohet me Putin më 16 korrik.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?