Tymi vullkanik i Etnës prek mijëra turistë
Mijëra turistë kanë mbetur të bllokuar në Siçili për shkak të aktivitetit të vazhdueshëm të malit Etna. Re të dendura hiri dhe materiale vullkanike kanë detyruar aeroportin e Katanias të kufizojë ndjeshëm fluturimet.
Vetëm një fluturim vendas është nisur gjatë ditës, ndërsa uljet janë pezulluar deri në mbrëmje. Sipas INGV-së, Etna vijon të nxjerrë lavë nga disa çarje, ndërsa gjatë natës është hapur edhe një çarje e re.
Ndërprerjet e trafikut ajror kanë hyrë në ditën e pestë dhe kanë prekur rreth 30 mijë pasagjerë. Shumë turistë po përpiqen të udhëtojnë përmes aeroportit të Palermos, ndërsa disa janë detyruar të flenë në aeroport.
Autoritetet po monitorojnë nga afër situatën, ndërsa pistat e Katanias pastrohen vazhdimisht nga hiri vullkanik.
KOHA JONË SONDAZH

