U futën për të grabitur në banesë, 3 persona përfundojnë të vdekur e 2 të plagosur

Futen në banesë për të grabitur, pronari vret tre persona dhe plagos dy të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur në lindje të Houston-it, Teksas rreth orës një të mëngjesit të orës lokale. “Autori i krimit të pesëfishtë ka mbrojtur veten”, tha për ABC Travis Miller nga Departamenti i policisë në Houston. 20-vjeçari nuk është lënduar. Emrat e grabitësve ende nuk janë identifikuar.

“Dy burra që mbanin maska ​ skish u futën në banesë për të grabitur. Në atë moment kapa armën e zjarrit dhe fillova të qëlloja”, tha pronari i banesës. I riu,shpjegoi se përdori një “AK-47 plotësisht të karikuar për të qëlluar mbi grabitësit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një i dyshuar u gjet i vdekur para shtëpisë. Të tjerët u larguan nga skena me një automjet si dhe në këmbë. Automjeti u përplas dhe një i dyshuar u gjet i vdekur brenda saj. Një i dyshuar i tretë doli prej saj, u përpoq të vraponte, por u rrëzua dhe vdiq më vonë në një spital.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?