U tall me Erdoganin, Miss Turqia dënohet me 14 muaj burg
Merve Büyüksaraç, Miss Turqia në vitin 2006, është dënuar me 14 muaj burg me kusht, për fyerje të presidentit Erdogan.
Ajo publikoi në Instagram poemën e titulluar “Buyuk Usta”, (Ustai i Madh), me të cilën satirizonte Erdoganin, në atë kohë kryeministër i vendit.
Dënimi me kusht në gjyq ka ardhur pasi është shpallur fajtore për “fyerje të zyrtarëve të lartë”.
“E publikova sepse m’u duk për të qeshur. Nuk kisha asnjë qëllim të ofendoja President Recep Tayyip Erdogan”, është shprehur Buyuksarac.
KOHA JONË SONDAZH

