U vesh si e bija për të shpëtuar nga burgu, gjendet pa jetë baroni i drogës

Është gjetur pa jetë në qelinë e tij braziliani, i cili u vesh si e bija për t’i shpëtuar burgut.

Clauvino da Silva, 42 vjeç, ishte duke vuajtur një dënim 73-vjeçar në burgun Bangu, Rio de Janeiro.

Ai u kap duke tentuar që të dilte nga burgu i veshur me një maskë ditën e shtunë.

Rojet e pikasën dhe e kthyen në qelinë e tij.

42 vjeçari u gjet i vdekur të martën. Me sa duket, ai ishte varur me çarçafin e shtratit.

42-vjeçari njihet me emrin Baixinho. Ai është dënuar për trafik të lëndëve n*rkotike.

Në vitin 2013, de Silva u arratis nga burgu i Rio Gericin.

Kurse vajzën e tij ai kishte planifikuar ta linte në qeli.

SHKARKO APP