Ukrainë, shënohet viktima e parë nga koronavirusi, mbyllen kufinjtë
Ukraina është bërë vendi i fundit që njofton kufizimet e udhëtimit dhe mbylljen e kufinjve të saj për shkak të koronavirusit.
Kufinjtë do të mbyllen për të gjithë shtetasit e huaj duke filluar nga e diela e 14 marsit, fillimisht për dy javë.
Vendimi i mor pasi dit1%n e sotme u shënua dhe viktima e parë në vend nga koronavirusi, e cila ishte një grua e moshuar 73-vjeçare. Deri më tani janë regjistruar 3 raste me koroanvirus.
Më herët vendi mbylli shkollat dhe universitetet në mbarë vendin dhe ndaloi të gjitha tubimet kryesore publike, ndërsa Kisha Ortodokse e Ukrainës u tha besimtarëve se ishte e pranueshme të mos puthni ikona.