Ukrainë, sirena sulmi pothuajse të gjitha rajonet
Sirenat paralajmëruese për sulm këtë mëngjes, janë pothuajse në të gjitha rajonet e Ukrainës. Lufta ruse në Ukrainë është në ditën e 74-tër.
Rusët kanë bombarduar një shkollë në fshatin Belogorovka në Lugansk. Të paktën 60 persona janë nën rrënojat e shkollës së goditur, ndërsa janë regjistruar edhe dy viktima.
Të gjithë civilët u evakuuan nga fabrika e çelikut Azovstal në Mariupol. Operacioni i evakuimit filloi një javë më parë, i koordinuar nga OKB dhe Kryqi i Kuq.
Forcat ukrainase po qëndrojnë në fabrikën e bombarduar, pjesa e fundit e qytetit që nuk është nën kontrollin rus. Rusia ka rrethuar fabrikën për javë të tëra, duke kërkuar dorëzimin e mbrojtësve të saj nga batalioni Azov.