Ulërima në bord, motori i aeroplanit shkatërrohet në qiell të hapur

Një fluturim i Frontier Airlines nga Las Vegas në Florida u desh që të kthehej të premten (30 nëntor) pasi një pjesë e motorit të tij u shqye gjatë fluturimit.

Avionit me 177 persona në bord, iu desh të bënte një ulje emergjente po në Las Vegas, pasi pjesa e jashtme që mbulonte motorin u nda në pjesë gjatë ngritjes.

Fotot dhe videot e bëra nga vetë pasagjerët tregojnë pjesën metalike që u shkëput pjesërisht nga trupi i Airbus A320, duke ekspozuar kështu motorin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke e përshkruar incidentin për mediat, një nga personat në bord tha se u krijuan trazira dhe se pasagjerët ishin dukë ulëritur në panik.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një tjetër pasagjer, Stella Ponce, tha së në ato momente i kishte shkruar vajzës për t’i thënë se e donte shumë.

Fluturimi Frontier 260 u nis për në Tampa në orën 7:12 me 177 pasagjerë dhe gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord dhe bëri një ulje emergjente, por të sigurt,  në Las Vegas. Sipas linjës ajrore nuk pati të lënduar.

YouTube player

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?