Ka harruar se si shënohet me këmbë, van Dijk bëhet viral pas rrjetës ndaj Greqisë

Ndeshja e Nations League mes Holandës dhe Greqisë, e cila përfundoi në barazim 2-2, ka prodhuar një statistikë të pazakontë për Virgil van Dijk.

Mbrojtësi i Liverpoolit realizoi golin e tij të parë për këtë sezon, duke ndezur rikthimin e Holandës në një moment kur skuadra ishte duke humbur 0-2. Van Dijk shënoi në minutën e 59-të, ndërsa Tijjani Reijnders vendosi rezultatin përfundimtar 2-2.

Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen është mënyra se si Van Dijk ka shënuar golat e tij së fundmi. Ky ishte goli i tij i 22-të radhazi me kokë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Statistika bëhet edhe më e veçantë duke parë katër sezonet e fundit. Në këtë periudhë, Van Dijk ka shënuar gjithsej 23 gola, por vetëm një prej tyre ka ardhur me këmbë. Pjesa dërrmuese e realizimeve kanë qenë me kokë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të dhënat kanë shkaktuar edhe reagime me humor nga tifozët në rrjetet sociale, ku një prej komenteve më të shpërndara ishte: “Thuajini se mund të shënojë edhe me këmbë!”

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?