Ulet numri i të burgosurve shqiptarë në Itali, shtohet numri i të burgosurave femra

Ministria e Brendshme Italiane ka publikuar statistikat e fundit të numrit të përgjithshëm të burgosurve me nënshtetësi të huaj në Itali deri më 31 janar 2020.

Të burgosurit shqiptarë konfirmohen ndër më të shumtit duke u renditur në vendin e dytë pas të burgosurve me kombësi marokene.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të përditësuara deri më 31 janar 2020 vihet re një reduktim i vogël i numrit të përgjithshëm të të burgosurive shqiptarë ndërkohë që është shënuar një rritje e numrit të të burgosurave femra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktulaisht në burgjet italiane ndodhen 2386 të burgosur shqiptarë, 27 prej të cilëve janë femra, ndërsa deri më 30 shtator 2019 nurmi i tyre ishte 2429, e 18 ishin femra.

Swiss Digital Mobile Reklama

Jo indiferente në shifra shfaqet rritja brenda 3 muajve e nurmit të të burgourave femra.

Vetëm pak orë më parë një shtetase shqiptare u arrestua nga autoritet italiane në Ventimiglia e akuzuar për pjesëmarrje në aktivitet kriminal për trafik të emigrantëve kalndestinë në të ashtëquajturën “rruga ballkanike”.

Operacioni i koduar “Sciarun” çoi në vënine në pranga të 10 personave. Të burgosurit shqiptarë përbëjnë 12% të numri të përgjithsëm të të burgosurve me kombësi të huaj që akualisht janë 19.841 mes të cilëve 967 janë femra.

I pandryshuar ka ngeluar nurmi i të burgosurve kosovarë në Itlai që aktualisht janë 76, 1 prej tyre është femër, shifër kjo e njëjëtë me statistikat e 3 muajve më parë.

Pas shqiptarëve, për nga numri në vend të tretë renditen të burgosurit rumunë që akutalisht janë 2361.

Ndërkohë në parlamentin italian, Partia Demokratike ka propozuar një draft-ligj i cili lejon që të burgosurit e zakonshëm t’u lejohet një telefonatë në ditë me familjarët.

Deri më tani të burgosurit në Itali u lejohet vetëm një telefonatë në javë me të afërmit e familjen.

“Është një gjest humanizmi” ka deklaruar nënkryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Franco Mirabelli, që përmirëson jetën e të burgosurve në burgje.

Ndërsa një tjetër risi është aplikuar në sistemin e burgjeve në Itali. Nënat e burgosura me fëmijë me aftësi të kufizuar pavarësisht moshës që ata kanë, u lejohet të shlyejnë dënimin e tyre në arrest shtëpiak.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?