FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Uragani “Maria” në Porto Riko/ Del bilanci i të vdekurve, jo 64 por të paktën 4600

Java e uraganeve sapo ka nisur por ende nuk është llogaritur saktësisht se sa jetë njerëzish mori uragani “Maria” pothuaj një vit më parë në Porto Riko.

Zyrtarisht deri më sot flitej për 64 të vdekur por sipas përllogaritjeve të fundit kjo shifër 70 fishohet, duke e çuar numrin e të vdekurëve të paktën në 4600, shumica e të cilëve për shkak të vonesave në ofrimin e kujdesit shëndetësor të domosdoshëm.

Pas 3 muajve të uraganit, banorët e Porto Riko ndërronin jetë në shifra shumë të larta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ërëra të fuqishme, përmbytje dhe rrëshqitje toke shkaktuan zhdukjen e dhjetra shtëpive dhe ndërprerjen për një kohë të gjatë të energjisë elektrike, furnizimit me ujë të pijshëm dhe sgërbimit telefonik, të pariparuara për muaj me radhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se protesta para kryeministrisë do të ketë sukses apo do shuhet?