Ushqime të ndaluara në vende të ndryshme të botës

Shumë ushqime që ne pëlqejnë ose me te cilat jemi mësuar mund të jenë të ndaluara në disa vende të caktuara, teksa çdo shtet ka rregullat e veta për ingredientët që lejon ose jo në produketet e tij. Prandaj megjithëse duket e çuditshme, në disa raste sapo kalon kufirin, ushqimi yt i preferuar mund të jetë ilegal, thuhet në një artikull të rrjetit Investing.com. Arsyeja për këtë është mungesa e etikës në konsumin e disa ushqimeve apo dhe ingredientët toksikë që përdoren për ruajtjen apo jetëgjatësinë e tyre.

Kështu për shembull prodhuesit e produktit të mëngjesit për fëmijë ‘Fruit Loops’ mburren me shitje prej $270 milionë në të gjithë botën, edhe pse janë të ndaluar në shumicën e vendeve evropiane, prej sasisë së sheqerit dhe ingredientëve të përpunuar pa vlera ushqyese.

Në Singapor dalohet çamçakëzi në ambjentet e hapura publike kështu që ata që duan të përmirësojnë frymën, duhet të gjejnë zgjedhje të tjera si larës goje ose diçka tjetër për të pertypur

Hamburgerët e papjekur mirë janë të ndaluar në Britani dhe në disa shtete të Zelandës së Re megjithëse grupi ‘Burger King’ raportonte shitje prej $6 miliardë në vitin 2020. Gatimi tyre nën masën mesatare është i ndaluar në disa vende prej nivelit të lartë të bakterieve që mund të përmbajnë.

Sufllaqet ose ‘kebabët’ janë të ndaluara në Venecia, ku ushqimet e shpejta të cilësisë së ulët konsiderohet se dëmtojnë imazhin e qytetit bregdetar. Sufllaqet janë të lira e të thjeshta, dhe nëse i shton shumë salcë nuk kuptohet fare çfarë mishi je duke ngrënë.

Sheqerkat zbukuruese amerikane Sprinkles, janë të ndaluara në Britaninë e Madhe megjithëse copëzat shumë ngjyrëshe shihesh shpesh mbi akullore, petulla ose ëmbëlsira. Arsyeja për këtë përmbajtja e kimikatit ‘eritrozin’, e njohur ndryshe si FD&C Red 3, dhe ka lidhje me hiperkativitetin te fëmijët qe e konsumojnë.

Buka e bardhë amerikane ndalohet të konsumohet në Britani, Kanada, Peru e vende të tjera. Kjo për arsye të përmbajtjes së kimikatit ‘bromat potasiumi’ që ndihmon në fryrjen e saj dhe ngjyrimin e bardhë gjatë pjekjes.

Farat e sojës janë të ndaluara në Austri, Hungari, Bullgari, Greqi e Luksemburg, për arsye se janë të modifikuara gjenetikisht, edhe pse shitja e tyre arrin në 130 miliardë në vit në të gjithë botën.

Mishi i derrit nga SHBA është i ndaluar në Rusi, Kinë, Bashkimin Evropian e të tjerë, ndërsa shitjet e tij në botë kalojnë $7.7 miliardë në vit. Derrat e kultivuar në SHBA arrijnë masa gjigante prej kimikateve që u japin në ushqimin e tyre, prandaj nuk lejohet të shiten në rreth 150 shtete.

SHKARKO APP