Ushtria siriane rikthen kontrollin e plotë të Damaskut, për herë të parë në 6 vjet

Ushtria e Sirisë tha se ka marrë kontrollin e plotë të të gjitha zonave përreth kryeqytetit Damask – për herë të parë në gjashtë vjet.

“Damasku dhe rrethinat janë krejtësisht të sigurta”, tha zëdhënësi i ushtrisë, gjenerali Ali Mayhoub.

Njoftimi u bë pasi trupat qeveritare pastruan kampin e refugjatëve palestinezë Yarmouk dhe qarkun Hajar al-Asvad nga militantët e Shtetit Islamik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Lufta civile në Siri ka nisur qysh në vitin 2011 me protesta kundër presidentit Bashar al-Assad.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vitin pasues, qeveria ka nisur të humbë kontrollin e zonave të Damaskut përballë xhihadistëve dhe rebelëve.

Luftimet kanë lënë së paku 350 mijë njerëz të vrarë dhe kanë zhvendosur mbi 100 milionë të tjerë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?