Ushtria turke pregatitet të hyjë në Siri?!
Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlut Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) në deklaratën që bëri lidhur me pretendimet se Turqia do të kryejë një operacion ushtarak përtej kufirit të saj me Sirinë tha: “nesër do të mbahet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Pas mbledhjes do të bëhet edhe deklarata e duhur”.
Këto deklarata shefi i diplomacisë turke i bëri gjatë vizitës që u bëri zejtarëve dhe tregtarëve në provincën Ordu, ku me këtë rast vizitoi edhe kryetarët e degëve të partisë së tij ne Fatsa dhe Ünye.
KOHA JONË SONDAZH

