Vajza e Soleimanit nxit luftë: Ditë të zeza po vijnë për SHBA-në
Vrasja e liderit ushtarak iranian, Qasem Soleimani, ka vënë në pikëpyetje nisjen e një lufte. E bija e gjeneralit ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të përballen me “ditë të zeza” pas vrasjes së babait ditë më parë.
Soleimani u vra nga forcat amerikane me anë të një droni gjatë një aksioni ditën e premte. Duke folur turmës në Tehran, Zeinab Soleimani e ka quajtur Presidentin e Amerikës, Donald Trumpin si njeri të çmendur, duke theksuar se “nuk ka përfunduar gjithçka me martirizimin e babait tim”.
Irani është zotuar se do të hakmerret ndaj Amerikës për vrasjen e kreut më të lartë ushtarak të saj.62 vjeçari në të kaluarën ka ndërmarr një sërë operacionesh ushtarake në Lindje të Mesme dhe nga Amerika është cilësuar si terrorist.

