Vajza e Trump poston tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë

Vajza e Donald Trump, Ivanka Trump ka postuar në rrjete sociale tre libra që po lexon për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ivanka është gruaja e Jared Kushner, investitorit të projektit në ishullin e Sazanit.

Bëhet fjalë për tre librat “Albania: From Anarchy to Balkan Identity” të Miranda Vickers dhe James Pettifer, “The Albanians: A Modern History” të Miranda Vickers, si dhe “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të Ismail Kadaresë.

Poshtë fotos, Ivanka ka shkruar thjesht: “Kërkim!”, duke lënë të kuptohet se është duke u njohur më shumë me historinë dhe kulturën shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Projekti i Kushner për ishullin e Sazanit e ka bërë edhe me të njohur Shqipërinë, sepse përveç idesë së projektit ai është dhenderri i Presidentit Trump, njeriut me të fuqishëm të Botës. Ai tashmë mbetet reklamuesi më i mirë për Shqipërinë.

Swiss Digital Mobile Reklama
Vajza e Donald Trump ndan tre librat që po lexon për Shqipërinë, njëri prej tyre i Kadaresë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?