Vajza me ngjyrë zbulon eksperiencën raciste, Facebook i fshin shkrimin
Një grua gjermane ka hapur një blog kundër racizmit pasi Facebook hoqi përshkrimin e saj për abuzimin që përjetoi në Austri.
Imoan Kinshasa tregoi se të rinjtë e fyenin me fjalën “N” dhe njerëzit e ngacmonin kur ajo mbante një veshje tradicionale të ‘dirndl’ në një festival veror pranë Vjenës.
Facebook censuroi postin e saj, sepse ajo përsëriti fjalën ofenduese.
Kinshasa u rrit në Bavari dhe tha se e do kulturën e saj. Ajo ankohej se njerëzit e vështronin kudo që shkonte.
Imoan është 25 vjeçe dhe profesioniste në IT dhe tani jeton në Vjenë, ku, sipas saj niveli i racizmit nuk është aq i keq sa në një vend të vogël në Austri.
KOHA JONË SONDAZH

