Vajza që tundi themelet e PD-së. Zbuloni për çfarë bëhet fjalë

Një kandidate e re ka tundur themelet e Partisë demokratike në SHBA, pasi ka mundur kongresmenin e tanishëm, i cili do i lirojë vendin. Bëhet fjalë për Alexandra Occasion Cortez, 28-vjeç e cila mundi veteranin politik Joe Crowley 56-vjeç, në votimin e mbajtur mbrëmë në New York, në kongresin e partisë.

Ocasio-Cortez, një ish-ndihmëse e Bernie Sanders, vjen nga një familje Puerto Rican-e, e cila fitoi me një shumicë votash prej 57.5%. Crowley, nuk ishte përballur me një sfidues nga partia e tij në plot 14 vjet, por këtë radhë mori vetëm 42.5% të votave.

Ocasio-Cortez do përballet më pas me kandidatin republikan Anthony Pappas në zgjedhjet e nëntorit. Nëse fiton, do bëhet gruaja më e re e zgjedhur ndonjëherë në Kongres. Ocasio e përshkruan veten si social-demokrate, ka marrë shumë mbështetje në nivel lokal dhe ka ngritur në bashkëpunim qendra fondesh për të ndihmuar njerëzit në nevojë, më shumë se sa çdo kandidat tjetër i Kongresit të New York-ut. /Tirana Post/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?