Vatikani: Papa Leone XIV shtrohet nesër në spital

Papa Leo XIV kremton Meshën në Bazilikën e Sagrada Familia në Barcelonë, Spanjë, të mërkurën, 10 qershor 2026. (AP Photo/Bernat Armangue) AP Photo

Papa Leone XIV pritet të shtrohet të martën, më 13 tetor, në Spitalin Universitar Gemelli në Romë, ku do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për heqjen e një nyjëze të zbuluar në njërën prej mushkërive të tij.

Sipas Zyrës së Shtypit të Vatikanit, nyjëza është konstatuar gjatë ekzaminimeve rutinë dhe jo si pasojë e ndonjë simptome që do të kërkonte hetime të mëtejshme, si inflamacioni apo infeksioni.

Drejtori i Zyrës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Matteo Bruni, bëri të ditur se Papa po vijon normalisht axhendën e tij për ditën e sotme, ndërsa për momentin nuk janë njoftuar ndryshime në aktivitetet e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht ndërhyrjes së planifikuar, Konferenca Episkopale e Uruguait njoftoi se, deri më tani, nuk ka ndryshime në programin e vizitës së Papës në këtë vend, e parashikuar të zhvillohet më 6, 7 dhe 8 nëntor.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në një deklaratë zyrtare, përfaqësuesit e Kishës në Uruguai theksuan se përgatitjet për pritjen e Atit të Shenjtë do të vijojnë sipas planit.

“Kisha e Uruguait vazhdon të punojë dhe të përgatitet për të mirëpritur Atin e Shenjtë dhe për të përjetuar këtë ngjarje me të”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë, peshkopët e vendit u kanë bërë thirrje besimtarëve të luten për shëndetin e Papës, në prag të ndërhyrjes kirurgjikale.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?