Vdesin 33 persona nga vapa në Kanada, njerëzit në alarm

Tridhjetë e tre vetë kanë vdekur në një valë të nxehtë që ka pjekur pjesën jugore të krahinës kanadeze të Quebec, thonë zyrtarët.

Moti i nxehtë ka nisur të premten e kaluar me temperatura deri në 35 gradë Celsius dhe lagështi të madhe, raporton BBC.

Numri i të vdekurve është rritur çdo ditë këtë javë, ndërsa shumica e viktimave janë të moshës 50 deri në 80 vjeç.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vala e nxehtësisë është më e keqja që ka provuar provinca në dekada, thanë zyrtarët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zyrtarët po u bëjnë thirrje banorëve që të pinë sa më shumë ujë dhe të qëndrojnë në hije. “Po bëjmë gjithçka të mundur”, tha kryetarja e Montrealit, Valerie Plante.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?