”Vdiq në vendin që donte më shumë”, 77-vjeçari kishte bërë 35 zhytje në mbetjet e Titanikut

“Një zhytës veteran i Marinës dha frymën e fundit në nëndetësen Titan”, kështu e përshkruan Paul Pascal njerkun e tij Paul Henri Nargeolet. Në një intervistë për britaniken “Mail Online”, 31-vjeçari thekson se njerku i tij i kuptonte plotësisht rreziqet e natyrshme në një udhëtim në rrënojat e Titanikut.

“Kushdo që hyn në këto nëndetëse i di rreziqet”, shtona ai. Pas lajmit tragjik të djeshëm, Pascal pranon se është ende në gjendje shoku. “Gjatë gjithë javës së kaluar, besova se një mrekulli mund të ndodhte. E di që ai e donte oqeanin dhe veçanërisht Titanikun, por po mendoja t’i thosha kur të kthehej nga ky udhëtim të ndalonte eksplorimin në det të thellë”, thekson ai për gazetën britanike.

77-vjeçari kishte marrë pjesë në më shumë se 35 zhytje në mbetjet e Titanikut. Kjo është arsyeja pse Pascal e përshkruan si ekspertin më të mirë të Titanikut në botë. Ai është veteran i Marinës kishte drejtuar disa misione drejt rrënojave të Titanikut. Ai numëron 35 zhytje. Po ashtu, Narzolet ka mbikëqyrur rikuperimin e 5000 objekteve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?