Vetëm një rast me Covid-19, e gjithë Zelanda e Re në “lockdown”

Zelanda e Re ka vendosur të fusë të gjithë shtetasit e saj në izolim të plotë, pasi një person i vetëm rezultoi pozitiv me koronavirus pas testimit. Ky ishte rasti i parë në vend pas gjashtë muajsh.

Rasti u konfirmua në Okland (Auckland), ku izolimi i plotë do të zgjasë një javë. Po një javë do të qëndrojë në “lockdown” dhe qyteti bregdetar Kormandel (Coromandel), të cilin personi i infektuar kishte vizituar, ndërsa për pjesën tjetër të vendit vetëm tre ditë. Autoritetet thanë se po veprojnë duke marrë si të mirëqenë që rasti i ri ishte me variantin Delta të koronavirusit.

Vetëm 20% e popullsisë në Zelandën e Re është vaksinuar plotësisht. “Ju siguroj se e kemi planifikuar këtë skenar. Izolimi i fortë që në fillim ka funksionuar për ne në të kaluarën”, tha kryeministrja Jacinda Ardern.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?