Vetëvritet punonjësja, jep dorëheqjen drejtori i kompanisë

Kreu i agjencisë më të madhe të reklamave në Japoni ka thënë se do të japë dorëheqjen nga detyra, pasi prokurorët nisën hetimet për kompaninë për shkak të orarit të tepërt në punë për punonjësit, duke i mbingarkuar ata.

Tadashi Ishii, presidenti i “Dentsu” tha se do të largohej nga detyra muajin e ardhshëm, pak më shumë se një vit që kurse Matsuri Takahashi vrau veten në konviktin e kompanisë, vetëvrasje e cila është konsideruar nga autoritetet japoneze si shkak i punës së tepërt përtej orarit zyrtar.

“Puna e tepërt nuk është diçka që duhet të lejohet të ndodhë”, u tha Ishii gazetarëve. “Më vjen shumë keq dhe ndihem përgjegjës për këtë. Unë do të marrë përgjegjësinë e plotë dhe do të japë dorëheqjen si President në takimin e bordit gjatë muajit janar”, shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vajza vrau veten 8 muaj pasi u punësua në kompaninë “Dentsu” në prill të vitit 2015. Vajza 24 vjeçare kishte punuar më shumë se 100 orë në muaj ekstra, krahas orarit zyrtar çka e çoi atë drejt vetëvrasjes. Shkak është bërë stresi i shkaktuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rreth 2 mijë njerëz në viti vrasin veten në Japoni për shkak të stresit në punë. Rasti i vajzës ka shkaktuar jehonë të madhe në vend.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?