VIDEO/ Betohet Presidenti “i çmendur”, flet për “tërmet” në ekonomi
Presidenti i ri i Argjentinës bëri betimin para mijëra mbështetësve të tij. Javier Milei paralajmëroi qytetarët se vendi nuk ka para dhe për këtë arsye do të aplikohet një program me shumë masa shtrënguese të ashpra. Sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë për të kaluar krizën më të rëndë ekonomike në dekada të Argjentinës, ku inflacioni po shkon gati 200%.
“Nëse një shtet ka reputacion të keq, siç është rasti i Argjentinës, bizneset nuk do të investojnë derisa të shohin rregullime fiskale. Jo më pak i rëndësishëm është fakti se duhet të ketë qarkullim parash. Por, fatkeqësisht duhet t’ju them edhe njëherë se nuk kemi para. Prandaj, përfundimi është se nuk ka asnjë alternativë tjetër përveçse të bëjmë reforma dhe që ato të jenë një tërmet. Natyrisht, kjo do të ketë ndikim negativ në punësim, paga dhe në numrin e të varfërve”, deklaroi Milei.
Milei një opinionist televiziv përjetoi një rritje të madhe në politikë përmes një platforme të ekstremit të djathtë, në të cilën përfshihen kufizime për të drejtën e abortit, ligje për liberalizimin e posedimit të armëve dhe mohim të ndryshimeve klimatike.
KOHA JONË SONDAZH

