VIDEO/ Momente paniku, dalin pamjet kur bie termeti në Italinë e Jugut
Kalabria u trondit nga termeti pasditen e sotme. Teksa Italia e Veriut po përballet me epideminë e koronavirusit, ajo e Jugut u përball me një termet 4.4 ballë.
Termeti u ndje më së shumti në provincën e Cosenza-s ku janë raportuar edhe dëme materiale. Termeti me magnitudë 4.4 ishte me thellësi vetëm 10 km ndaj u ndje fuqishëm nga qytetarët, shkruajne mediat e vendiqt fqinj.
Ata kanë dalë menjehere jashtë nga paniku. Ndërsa në rrjetet sociale janë publikuar pamjet nga kamerat e sigurisë në apartamente dhe markete. Shihet qartë se lekundja e termetit ka qenë mjaft e fortë, ndërsa sendet dhe produktet bien nga raftet.
Un supermercato di Cosenza dopo il #Terremoto pic.twitter.com/vku0ouwU6Y
— ˝21st century girl➸ShadowLikeMe⁷ (@is4ur41) February 24, 2020
In Università #Terremoto pic.twitter.com/h0D01J56jm
— Martina? (@itsmartinax) February 24, 2020
/abcnews.al