VIDEO/ ”Po marrim para falas”, kaos pas defektit me bankomatët në banka

Një suituatë e pazakontë po ndodh në Irlandë, atje ku një defekt në sistemin elektronik të Bankës së Irlandës, ka shkaktuar mbrëmjen e djeshme incidente pranë një ATM-ve në mbarë vendin, pasi mijëra klientë u vendosën në radhë nëpër ATM, duke u përpjekur të përfitonin. Klientët zbuluan se mund të tërhiqnin para nga ATM-të edhe nëse llogaritë e tyre ishin bosh.

Defekti me aplikacionin online i lejoi njerëzit që nuk kishin para në llogarinë e tyre të transferonin deri në 1000 € në llogaritë e tyre në Revolut. Më pas ata mund t’i tërhiqnin paratë përmes çdo ATM-je.

Banka e Irlandës në një deklaratë të bërë në orët e vona të mbrëmjes së të martës paralajmëroi klientët se çdo para e marrë nga llogaria e tyre do të debitohet.

SHKARKO APP