Vizita e Tsipras, Kina “derdh” miliona për Greqinë
Vizita e kryeministrit grek, Aleksis Tsipras ka rezultuar e suksesshme në Kinë.
Në përfundim të vizitës, të paktën 500 milionë euro do të investohen në portin e Pireut nga kompania kineze “China Cosco”.
Ndërkohë, një shumë tjetër prej 200 milionë eurosh do të përdoret për të zgjerimin e këtij porti.
Nga ana tjetër, kompania kineze do të paguaj 280.5 milionë euro për të blerë 51% të aksioneve të portit në fjalë pas privatizimit, ndërsa 16% të aksioneve të tjera do të blihen me 88% milionë pas një periudhe pesë vjeçare.
Parlamenti i Greqisë me shumicë dërrmuese ratifikoi shitjen javën e kaluar, duke kapërcyer disa pengesa të minutës së fundit.
KOHA JONË SONDAZH

