Vjedh por më pas pendohet dhe e kthen: Nuk e di ç’më gjeti
Mbetën të befasuar pronarët e një dyqani, ku shiteshin materiale hidraulike.
Bëhet fjalë për një dyqan në Atena Lucana, në provincën italiane të Salerno, “la Casa dell’Agricoltore”.
Pronarët e dyqanit nuk po u besonin syve kur gjetën para derës një pako me një tub brenda.
Në pako ishte shkruar edhe një mesazh i shkurtër, “Nuk e di se ç’më gjeti, nuk di pse e mora. Ju kërkoj ndjesë”.
Hajduti kishte marrë një tub me vlerë 15 euro, por më pas ishte penduar dhe e kishte kthyer, shkruan noa.al. Të zotët e dyqanit e vlerësuan gjestin, duke publikuar në Facebook, letrën dhe objektin e vjedhur.
“Të gabosh është njerëzore, e rëndësishme është të dish të pranosh se ke gabuar”, shkruan të zotët e dyqanit.

KOHA JONË SONDAZH

