Von der Leyen për tarifat doganore: BE do të negociojë me Trump

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas një bisede telefonike me kryeministrin britanik Keir Starmer tha se Bashkimi Evropian po përgatitet të mbrojë interesat e tij me kundërmasa proporcionale ndaj tarifave doganore të presidentit amerikan Donald Trump.

Von der Leyen tha gjithashtu se BE-ja është e përkushtuar të punojë ngushtë me Britaninë për sigurinë dhe mbrojtjen dhe është e shqetësuar për pengimin e Rusisë në përpjekjet për paqe në Ukrainë.

Presidentja e Komisionit Evropian do të takohet me Starmer në Londër më 24 prill si pjesë e Konferencës Ndërkombëtare për të Ardhmen e Sigurisë së Energjisë.

SHKARKO APP