Vrasësi i Dallasit planifikonte sulm më të madh

Personi që vrau pesë oficerë policie në Dallas dhe plagosi 7 të tjerë, po planifikonte një sulm edhe më të madh. Kështu deklaroi shefi i Policisë së qytetit teksan, David Brown, i cili deklaroi se policia është e bindur që agresori kishte plane të tjera më serioze.

Micah Johnson, 25 vjeç, gjatë përballjes me policinë i tha negociatorëve se ishte zemëruar për vrasjet e njerëzve me ngjyrë nga policia dhe se donte që të vriste oficerë të bardhë. Në një deklaratë për mediat, shefi i policisë tha se hetimet kanë treguar që Johnson kishte bërë praktikë me eksplozivë. Ai gjithashtu shtoi se hetuesit po përpiqen që të gjejnë kuptimin e inicialeve RB, të cilat vrasësi i shkroi me gjakun e tij pranë vendit ku u vra nga një bombë e policisë.

Policia po përpiqet të deshifrojë edhe ditarin e gjetur në shtëpinë e Johnson, por mësohet se kjo është e vështirë. Johnson sulmoi në befasi forcat e rendit gjatë një proteste në Dallas kundër vrasjes së njerëzve me ngjyrë nga policia. Micah Johnson, një ushtar në rezervë që kishte shërbyer më parë në Afganistan, shfrytëzoi përgatitjen e tij ushtarake për të zënë në kurth oficerët e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ky ishte sulmi më vdekjeprurës ndaj policisë amerikane që prej sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?