FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vrasja e ambasadorit rus, detaji që flet shumë, këpucë të…

Pas ngjarjes së rëndë në Ankara, ajo e vrasjes së ambasadorit rus, debatet, teoritë e analizat, nuk munguan e as mungojnë. Shunmë kanë shkruar edhe për nisjen e një lufte të tretë por shumë pak prej tyre kanë shkruar për një detaj të vecantë, më i rëndësishmi.

Nëse do të shikohet me hollësi fotoja, ambasadori i ndjerë rus në Ankara, kishte të veshur një palë këpucë, të cilat duken tejet të konsumuara nga poshtë, aq sa fërkimi me tokën i ka ngrënë një pjesë të mirë të shuallit.

Kjo foto ka bërë që në rrjete sociale fotoja të bëhet virale. Gjithashtu dhe në media, portale të ndryshme, të qarkullojnë lajme dhe mesazhe, se si një amabsador i një shteti të madh, paraqitet në evente publike, me këpucë të konsumuara. Sipas tyre, një zgjedhje që jep një mesazh të madh. “I thjeshtë dhe i përkushtuar në punë”, një mesazh që vecohet nga mediat ndërkombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fotografia e cila në fillim nuk mori rëndësinë e duhur, sot pasqyron dhe përcjell një mesazh të qartë e të fortë për të gjithë ata që kapardisen salloneve të shndritshme të perëndimit me kostume dhe këpucë me vlerë mijëra euro.

Swiss Digital Mobile Reklama

Andreji Karlov ishte ambasadori i shtetit të dytë më të fuqishëm në botë në kryeqytetin e një shteti tjetër të fuqishëm, por luksi nuk ishte pjesë e jetës së tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?