FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Vrasja e ambasadorit rus e drejtuar mbi marrëdhëniet Turqi-Rusi”

Zëvendës-kryeministri i Turqisë Numan Kurtulmuş deklaroi sot në Stamboll se atentati i mbrëmshëm ndaj ambasadorit rus Andrey Karlov është drejtpërdrejt i drejtuar mbi marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë të cilat kohëve të fundit janë në ngritje.

“Vrasja e ambasadorit rus në Turqi në kohën kur dy vendet janë të përcaktuara për tejkalimin e problemeve mes veti drejtpërdrejt ka pasur për qëllim prishjen e marrëdhënieve mes Turqisë dhe Rusisë”, tha Kurtulmuş.

Zëvendës kryeministri turk tha se ngjarja hetohet deri në detajin më të vogël, por theksoi se është e qartë se bëhet fjalë për provokim për shkak të të cilit duhet patur kujdes.-AA

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?