Vrasjet në SHBA, ish-bashkëshortja: Mateen ishte i dhunshëm, por jo ekstremist

Një ditë pas ngjarjes më të rëndë në dekada në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, flet ish- bashkëshortja e autorit që vrau 50 persona dhe plagosi mbi 50 të tjerë. Ajo thotë se Omar Mateen ishte i dhunshëm dhe me çrregullime mendore, por nuk ishte ekstremist. Edhe babai i autorit ka mohuar se ngjarja kishte fenë si motiv. Por autoritetet amerikane dyshojnë fort se pas ngarjes fshihet Shteti Islamik, i cili mori përgjegjësinë e vrasjeve masive.

Ajo thotë se ka qenë familja e saj që e shpëtoi nga ajo marrëdhënie kur mori vesh se bashkëshorti e dhunonte atë fizikisht.

Sitora tregon se bashkëshorti e rrihte rregullisht gjatë martesës së tyre të shkurtër qoftë edhe për gjëra tejet të parëndësishme dhe banale, si larja e rrobave apo pastrimi i shtëpisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kishte momente që urrente çdo gjë dhe gjithçka. Ai ishte i paqëndrueshëm dhe i sëmurë mendërisht. Ky është i vetmi shpjegim që mund të jap”, thotë ajo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Edhe babai i autorit të ngjarjes më të rëndë në SHBA në vitet e fundit tha se djali i tij nuk kishte të bënte fare me fenë, duke përjashtuar këtë motiv për sulmin e rëndë.

Ndërkohë mediat amerikane kanë cituar dëshmitarë okularë të kenë thënë se vetë Mateen para se të hapte zjarr kishte thënë se i përkiste Shtetit Islamik.

Omar Mateen hapi zjall në Pulse club në Orlando të Floridas, duke lënë të vdekur 50 persona dhe plagosur mbi 53 të tjerë para se të vritej nga policia amerikane.

Shteti Islamik mori përgjegjësinë e sulmit, duke raportuar në faqen e tij zyrtare të lajmeve se autori i Orlandos ishte luftëtar i organizatës.

Megjithatë ende nuk është e qartë shkalla e përfshirjes së grupit islamik ektremist në ngjarje.

Mateen, qytetar amerikan me origjinë afgane, i cili ka lindur në Nju Jork dhe ka jetuar në Florida, nuk ishte në listën e personave të dyshuar për terrorizëm.

Megjithatë, autoritetet amerikane zbuluan se FBI e ka intervistuar dy herë atë në 2013 dhe 2014, pasi kishte bërë disa vërejtje nxitëse për një koleg.

Ndërkohë një kompani sigurimesh, në të cilën Omar kishte punuar dikur, ka deklaruar se Mateen ishte verifikuar dy herë në 2007 dhe 2013 por nuk ishte gjetur asgjë shqetësuese në të dhënat e tij. Kompania tha se Mateen kishte një armë me leje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?